Pasi ditën e sotme u mësua se qeveria shqiptare ka marrë vendimin e mbylljes së përkohshme të platformës “TikTok” në Shqipëri, Edi Rama reagoi në rrjetin social X.
Gjatë postimit të tij kryeministri bëri me dije se vendimi u mor pas një konsultimi me 65 mijë prindër e mësues dhe një dialogu pozitiv me kompaninë.
Rama: Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.
LEXO EDHE:
Berisha: Do ndërtojmë mikro HEC-e në lagje e komunitete për energji falas!


