Gjykata e Durrësit ka vendosur të lirojë nga burgu Bledar Rakon, i cili u akuzua në mënyrë të padrejtë nga vajza e tij se ishte përdhunuar nga babai.
Pas verifikimeve të kryera dhe ekspertimeve, sot gjykata u bind dhe pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Bledar Rakos, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në atë të “Detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Bledar Rako, u arrestua mbi bazën e dyshimit se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të bijën e tij të mitur.


