Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U gjet pa ndjenja në pishinë/ Humb jetën aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dumani-Zaçajt: Nuk po hetojmë asnjë gjyqtar kushtetues

    March 3, 2025
    Dumani-Zaçajt: Nuk po hetojmë asnjë gjyqtar kushtetues

    Drejtori i SPAK, Altin Dumani, mësohet se së fundmi ka informuar Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj se asnjë gjyqtar kushtetues nuk është vendosur nën hetim, raporton BoldNews.

    Ky konfirmin vjen në një moment kur zëra të ndryshëm publikë, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, aktualisht avokati Ylli Manjani, deklaroi publikisht se është vënë në dijeni për një autorizim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për lejimin e përgjimit dhe vëzhgimit të të paktën një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    Historia e përgjimit të mundshëm të një gjyqtari kushtetues u shfaq për herë të parë në publik nga eksperti kriminalistik, Ervin Karamuço, në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, mbrëmjen e 19 Shkurtit 2025.

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një dalje publike për prezantimin e statistikave për vitin 2024 në 24 Shkurt të këtij viti, konfirmoi se institucioni që ajo drejton me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, kërkoi për të mësuar më shumë mbi pretendimet e shfaqura publikisht nga eksperti Karamuço.

    Në lidhje me këtë, kreu i SPAK-ut, Dumani, i ka kthyer përgjigje kërkesës së Holta Zaçaj.

    Në fillim të reagimit Dumani rithekson kuadrin ligjor, në bazë të të cilit Prokuroria e Posaçme “nuk mund të ndajë me institucione ose palë të treta që nuk janë subjekte të procedimit penal informacion mbi ekzistencës ose mosekzistencën e procedimit penal”.

    Por më tej Dumani i drejtohet Zaçajt-  “në përgjigje të interesit Tuaj, mund t’Ju konfirmojnë se në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin ‘person nën hetim’ asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”.

    Në vijim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, teksa ka cituar nenet 126 dhe 137 të Kushtetutës, shkruan se “Prokuroria e Posaçme nuk ka kompetencë për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve në çështjet konkrete, si të gjykatave të zakonshme, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese”.

    Por referuar nenit 148 të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, Dumani thekson se “Prokuroria e Posaçme ka juridiksionin dhe kompetencën që të ushtrojë ndjekjen penale për sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve të çdo niveli, nëse ekzistojnë dyshimet se mundet të kenë kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv…” ose të çdo vepre tjetër penale…”.

    Në shkresën e kreut të SPAK-ut përmenden dy detaje proceduriale; së pari, nuk ka kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari kushtetues; dhe, së dyti, asnjë gjyqtar kushtetues nuk është “person nën hetim”.

    Gjithësesi, këto dy elementë nuk përjashtojnë mundësinë që një individ, zyrtar, përfshirë edhe gjyqtar kushtetues, të jetë ose të ketë qenë në përgjim.

    Indicja për nisjen e një hetimi penal mund të jetë kallëzimi, por mund të jetë edhe referim nga institucionet ligjzbatuese.

    “Person nën hetim”, sipas Kodit të Procedurës Penale, është individi, të cilit i është shënuar emri në regjistrin përkatës të Prokurorisë. Ndërkohë, përgjimi (interceptimi) mund të përdoret edhe për individë, të cilëve nuk u është shënuar emri në regjistrin e “personave nën hetim”, por që mund të jenë të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

    asnjë gjyqtar kushtetues Dumani-Zaçajt kerkese informacioni përgjigje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U gjet pa ndjenja në pishinë/ Humb jetën aktorja e njohur në moshën 57-vjeçare

    April 20, 2026

    Robotët vrapues ua kalojnë njerëzve në garën në Pekin

    April 20, 2026

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    April 20, 2026

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.