ATHINË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Panairin e Punës në Athinë. Numri një i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministrat e kabinetit, ku ka takuar sipërmarrësit në stendat e kompanive.
Nga takimet Rama është ndalur më gjatë me përfaqësuesit e kompanisë që kanë ndërtuar Rrugën e Arbrit dhe tunelin e Murrizit.
“Ore do dorëzaohet ai tunel i Murrizit?”- pyet Rama.
Balluku: Është dorëzuar
Rama: Jo është dorëzuar ai.
Rama: Paska qenë një përbindësh Dibre ai që se di.
Më tej kryeministrin e ka ndalur një emigrant shqiptar i cili teksa donte të bënte foto me Ramën, kanë diskutuar për jetesën në shtetin helen, pagat dhe mundësinë e rikthimit.
Ai i tha Ramës se paguhet 100 euro në ditë, ndërsa kur Rama e pyeti sa taksa paguan, ai tha asnjë.
“Kthehu se do të lënë pa pension këto.”- i tha Rama qytetarit./Radar.al
Rama në Panairin e punës në Athinë, pritet me flamujt kuqezi


