Jozefin Marku nuk di të ndalet. Këngëtari është një nga banorët që u përjashtua me Zarf të Zi nga BBVA për ofendim ndaj Gjestit, por me rikthimin e tij në shtëpi, ai nuk është ndalur me epitetet e vendosura ndaj banorëve.
Së fundmi, në një bisedë me Tirin, Jozi e ka ofenduar me stil, një stil që gjithkush e kupton pavarësisht se Jozi është munduar të dredhojë nga fjala.
“O Tiri karta pa t”, është shprehur Jozi kundrejt banorit tjetër.
Kujtojmë që më herët Jozi ka akuzuar edhe Rozanën dhe Livian për marrëdhënie mes tyre kur la të nënkuptohej se “poshtë jorganin ato bënin….”
View this post on Instagram


