Një përleshje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme mes adoleshentësh në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet.
Burimet bëjnë me dije se pas orarirt mësimor, dy nxënës janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në afërsi të ambienteve të institucionit.
Më tej thuhet se njëri prej tyre ka goditur bashkëmoshatarin me rrip, deri sa e ka gjakosur.
Në sfond të kësaj përleshje mësohe se ishin prezentë një grup i madh vajzash dhe djemsh, të cilët bënin “tifozeri” dhe duke mos ndërhyrë për të shuar sherrin.
Pamjet e sherrit nuk do të publikohen për për të mbrojtur identitetin e të miturve.


