Detaje të reja shokuese janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Guci e Re në Shkodër, ku një 20-vjeçar u gjet i vrarë më armë zjarri.
Burimet bëjnë me dije se viktima Pavlin Preka, jetonte i vetëm dhe ai është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Grupi hetimor vijon punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


