TIRANË– Mbrëmjen e së mërkurës Gjesti ka tentuar të largohet nga loja e Big Brother por produksioni ka rikthyer sërish brenda shtëpisë.
Lidhur me këtë ngjarje kanë qenë të shumta reagimet, ndërsa Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të BBV, ka thënë përmes një postimi se ka gjithçka ka ndodhur me Gjestin mbrëmë edhe ajo e ka ndjerë ta bëjë një vit më parë.
“Vitin e kaluar doja të bëja të njëjtën gjë, por pasi kuptova – sepse mendja është për të kuptuar – që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, hoqa dorë nga ideja. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”-thotë Egla./Radar.al


