TIRANË– Shumë prej konkurentëve të Big Brother VIP Albania vijojnë ende të jenë në lojë për shkak të historive të dashurive që kanë krijuar.
Në tentativë për t’u bërë çift një prej tyre është edhe Valbona. Ajo më herët i shprehu pëlqimin Laert Vasilit, por ky i fundit nuk ndjenjte diçka të tillë për të.
Tashmë kur marrëdhënia e tyre s’është asapk e mirë, Valbona ka bërë një deklaratë befasuese ndaj Laertit.
Ajo ka rrëfyer se bashkëshortja e Kelly-t, ka pushuar nga puna aktorin gjatë kohës që punonte në radio. Sipas Valbonës ky shkarkim ka ndodhur për denigrim të femrave, duke e quajtur dhe vetë Laertin të pafytyrë.
Më tej, Valbona është shprehur e indinjuar duke i përmendur Laertit premtimet që ai i bëri në fillim të formatit./Radar.al


