Një raport i UNDP, i titulluar “Vlerësimi i Financës së Zhvillimit në Shqipëri”, thekson se ekonomia shqiptare është e përmbytur nga flukset e paligjshme financiare. Autorët e raportit janë Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, dhe Elena Polo.
“Flukset e paligjshme financiare përbëjnë një sfidë të rëndësishme për Shqipërinë, duke ndikuar negativisht në burimet financiare private, integrimin në sistemin financiar, ekonominë informale dhe duke minuar shtetin dhe institucionet publike,” thuhet në raport.
Sipas vlerësimeve të vitit 2020, flukset e paligjshme financiare përbëjnë rreth një të pestën e ekonomisë shqiptare.



