Gjatë ditë së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mësohet se moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit.
Për pasojë orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetet e Kukësit dhe Bajram Currit, e deri në 16°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Durrës, Vlorë, Fier e Kuçovë.


