Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    Irani, propozim të ri SHBA-ve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zgjedhjet në Gjermani: Cilat janë risitë kryesore?

    February 21, 2025

    Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgjedhjet janë të veçanta sepse testojnë për herë të parë reformën e kodit zgjedhor. Këto janë ndryshimet kryesore.

    Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u miratua pas shumë debatesh dhe përpjekjesh të mëparshme të dështuara.

    Rritet rëndësia e votës për partinë

    Fleta e votimit mbetet e njëjtë. Çdo votues ka dy vota – një për një kandidat të zonës dhe një për partinë. Por rëndësia e votës së dytë, e cila përcakton listën e deputetëve të zgjedhur nga partitë, do të rritet. Numri i deputetëve kufizohet në 630, duke u zvogëluar nga 733 që ishin në Bundestagun e mëparshëm.

    Nuk ka më mandate shtesë

    Më parë, nëse një parti fitonte shumë mandate në zona të caktuara, por nuk kishte vota të mjaftueshme në total, ajo përfitonte vende shtesë në parlament, të quajtura në gjermanisht “Überhangmandate”. Reforma tani i ka hequr këto mandate. Kandidatet dhe kandidatët që fitojnë zonat elektorale mund të hyjnë në parlament vetëm nëse votat e partisë së tyre përputhen me rezultatet përkatëse. Ky ndryshim synon të rrisë peshën e votës së dytë dhe të sigurojë përfaqësim më të drejtë.

    Pragu elektoral mbetet, por me përjashtime

    Pragu prej 5% mbetet në fuqi: partitë që nuk e kalojnë këtë prag nuk mund të hyjnë në Bundestag. Megjithatë, një parti që fiton të paktën tre mandate të drejtpërdrejta mund të hyjë në parlament edhe pa arritur pragun. Ky rregull siguron përfaqësim për parti që kanë mbështetje të fortë lokale, si “Die Linke” dhe “Freie Wähler”.

    Zgjedhjet e 23 shkurtit priten të jenë një test për këtë sistem të ri. Me një parlament më të vogël dhe më shumë fokus te vota e dytë, reforma pritet të forcojë procesin demokratik dhe të bëjë Bundestagun më efikas. Por mbetet për t’u parë nëse kjo reformë do të sjellë sfida të reja apo do të përmbushë pritshmëritë për një përfaqësim më të drejtë./DW

    Bundestagu Zgjedhjet ne gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

    April 27, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026

    Irani, propozim të ri SHBA-ve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    April 27, 2026

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.