Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Burimet bëjnë me dije se një makinë tip “Benz” i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë përfunduar fillimisht në trotuar duke thyer 2 pemë, dëmtuar një shtyllë ndriçimi.
Më tej thueht se për shkak të thyerjes së pemës është plagosur një grua e cila po ecte në trotuar.
Pas përplasjes së rëndë me pemët mësohet ka përfunduar në kanal.
Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti i cili për pak mund të kishte pasoja fatale për gruan e cila ndodhej në trotuar dhe u godit nga pema e thyer si pasojë e përplasjes së automjetit tip Benz.



