Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandal në QSUT/ Onkologjiku dhe Neurologjia kthehen në venddepozitimi për mbetjet spitalore

    February 19, 2025
    Skandal në QSUT/ Onkologjiku dhe Neurologjia kthehen në venddepozitimi për mbetjet spitalore

    TIRANË– Mbrëmë në emisionin investigativ “Stop” ka zbuluar një problematikë të madhe në ambientet e QSUT-së. Ka qenë një sanitare e QSUT-së e cila ka denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop” se prej një muaji, nuk punon autoklava e për pasojë, mbetjet spitalore janë grumbulluar tek pajisja në një dhomë e jashtë saj, në të gjithë godinën duke krijuar një vatër infeksioni që rrezikon të përhapet.

    Vetëm 180 sanitaret, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me këtë bombë infeksioni, jo vetëm që rrezikojnë veten, por mund të kthehen lehtësisht në përhapëse të mikrobeve të rrezikshme.

    “Stop” ka zbuluar se mbetjet spitalore përveç autoklavës depozitohen edhe tek onkologjiku.

    Punonjësja e QSUT-së: Sa ka ardhur Stopi, na kanë dhënë urdhër të premte, të shtunë, të dielë t’i çojnë të gjitha plehrat tek Onkologjiku.

    Gazetarja: Ka ndonjë ambient atje tek Onkologjiku, ndonjë fushë?

    Punonjësja e QSUT-së: Jo fushë jo, brenda në ambientet është një sallë, brenda plehra, brenda. Në tualet ka dhoma në katin e parë.

    Pas Onkologjikut, mbetjet shëtisin te Neurologjia gjë që dokumentohet me video.

    Gazetarja: Doja të më jepte disa të dhëna për këto mbetjet spitalore.

    Punonjësi i QSUT-së: Neurologjia”, futesh tek dera, do ecësh drejt, jo ajo dera përballë, se ajo është “Neurokirurgjia”. Neurologjia është te oborri. Ec, futu te oborri i madh atje!

    Gazetarja: Aty është një godinë që është palestra.

    Punonjësi i QSUT-së: Eh, palestra është bodrum.

    Gazetarja: Kush pacientë të Neurologjisë vijnë aty?

    Punonjësi i QSUT-së: Kanë pas ardh, se tani na i kanë marrë çelësat.

    Emisioni “Stop” njoftoi policinë dhe në vend vijnë forca të Komisariatit numër 4 bashkë me ekspertin kriminalist, të cilët mbledhin provat dhe ia nisin prokurorisë. Disa anëtarë të stafit të QSUT-së thirren në komisariat. Për eksperten e mjedisit Erdona Demiraj, mbetjet spitalore kërkojnë trajtim të veçantë, pasi ndikojnë jo vetëm në ambient, por edhe në organizmin tonë.

    “Mbetjet spitalore paraqesin një rrezik për popullatën dhe kërkojnë një trajtim të veçantë. Këto mbetje paraqesin dy rreziqe të mëdha, e para është rreziku shëndetësor ku futet ekspozimi i personave që merren me mbetje, individë e sanitarë që i marrin, i transportojnë. Nëse rritet shkalla e ekspozimit të këtyre mbetjeve ne mund të kemi risk mjedisor, kundrejt ajrit, tokës, ujit apo dhe gjithë zinxhirit ushqimor. Duke filluar që tek insektet, brejtësit të cilët mund të ekspozojnë këto mbetje ndaj njeriut”, tha Erdona Demiraj.

    Ndërsa sipas mjekut Ilir Alimehmeti, kjo situatë është e patolerueshme, pasi këto mbetje spitalore janë vatër infeksioni për të gjithë.

    “Për sa i përket mbetjeve spitalore ka rrisqe të shumta. Në radhë të parë ka riskun për vetë ata që merren me to, për infermierët, sanitarët e të gjithë me radhë. Ka dhe lënë toksike këtu brenda që ato janë të ekspozuara. Këtu duhen kushte të veçanta për t’i menaxhuar, depozituar dhe për t’i eliminuar. Risku mikrobiologjik, të gjithë ndotësit e ndryshëm që mund të jenë baktere, viruse e kështu me radhë mund të përhapen në njerëz. Mund të përhapen përmes kontaktit, pot dhe përmes ajrit siç e kemi vënë re. Për sa i përket mbetjeve biologjike besoj se e keni shumë të qartë që këto duhen eliminuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse i nënshtrohen një procesi biologjik siç është kalbëzimi e kështu me radhë dhe risku bëhet gjithmonë e më i madh. Kujdes gjithashtu fakti se si këto digjen e ku digjen, ku ndodhet ky vend, kjo është e rëndësishme ta themi. Këtë ta thotë logjika e thjeshtë që sa më larg një zone të banuar aq më mirë është dhe sa më e izoluar te jetë aq më mirë është. Nuk ka rëndësi VKM-ja, VKM-në njerëzit e bëjnë dhe le ta bëjnë sipas ligjit siç është në shtetet e tjera. Kur flasim për QSUT-në, kjo zonë jo vetëm që ndodhet në mes të qytetit, ka të sëmurë përreth, personel e kalimtarë, ka studentë, në specifika atje ka dhe një gjimnaz që hapet brenda oborrit të QSUT-së. Kështu që vëmendja duhet të jetë tejet e madhe”, tha Ilir Alimehmeti./Radar.al 

     

    mbetjet spitalore Neurologjia onkologjiku QSUT Skandal në QSUT
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.