FIER-“Blutë” e Fierit kanë vënë në pranga dy 24-vjeçarë, Q. M., dhe L. M., pasi nga aksidenti që shkaktuan mbrëmjen e djeshme, për pasojë ka humbur jetën çobani F.G, 49 vjeç dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e mbrëmshëm, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Q. M., 24 vjeç dhe L. M., 24 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi me automjetet që drejtonin, kanë përplasur 31 bagëti të imëta që lëviznin në fshatin Suk 1, Roskovec, si dhe 2 çobanët që ruanin bagëtitë, shtetasit F. G., 49 vjeç dhe K. H., 32 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar shtetasi K. H., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Radar.al


