Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka sanksionuar ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet në Shqipëri.
Sipas DASH, dhëndri i Berishës ka përfituar rreth 5 milionë dollarë në mënyrë të dyshimtë, çka ka çuar në thellimin e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
“Në tetor 2023, SPAK njoftoi hetim ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë”, thotë DASH.
Berisha, është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar për përfshirjen e tij në korrupsion.
DASH e ka cilësuar atë si një nga zyrtarët më të korruptuar në Shqipëri.


