SHBA– Mediat e huaja kanë publikuar një video në të cilën shihet që Elon Muks gjendet sëbashku me djalin e tij, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e bardhë krahë Presidentit amerikan Donald Trump.
Duket se kjo vizitë e Musk në Zyrën Ovale nuk shkoi siç duhej, për shkak të djalit të tij katërvjeçar, X AE A-XII.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit shihet teksa djali 4-vjeçar i Musk, i pëshpërit diçka Trump.
Ndërsa babai i tij iu drejtua shtypit, X thuhet se i tha Trumpit i cili qëndronte i ulur: Dua që të mbyllësh gojën.
Të tjerë pretendojnë se djali i tha Trump: Ti nuk je president, duhet të largohesh.
Gjithashtu gjatë konferencës së Trump dhe Musk për gazetarët, djali i këtij të fundit në një moment u kap pas këmbës së babait të tij, dhe miliardieri e ngriti dhe e uli X-in mbi supet e tij./Radar.al


