Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Konispol pasi 3 nxënës janë përleshur fizikisht.
Për rrjedhojë të ngjarjes Policia ka nisur hetimet ndaj tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Konispol referuan materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 15 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me dy 17-vjeçarë të tjerë, për motive të dobëta” njofton policia.


