TIRANË– Ka nisur seanca plenare për këtë të enjte, ndërsa në interpelancën mes Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe deputetit të PD-së, Asllan Dogjani, ku Ministri Hoxha në përgjigje të ligjvënësit demokrat ka deklaruar se nga 2013 deri sot kemi rënie progresive të numrit të vrasjeve.
“Kërkesa e Dogjanit mundësi shumë e mirë për të paraqitur para jush një përmbledhje të shkurtër të treguesve kryesorë të punës. Garantimi i sigurisë së qytetarëve kanë qenë në vëmendjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së brendshme. Ministria e brendshme ka okupuar në drejtime të shumta. Të bësh politikë me vrasje dhe drama familjare është kur nuk ke të thuash asgjë për sa i përket dokumenteve, qoftë me rastin e Gjirokastrës nuk është dramë varfërie. Dëshpëruese dhe shumë politike që ju përmendni këtu drama familjare që merrni nga njerëzit e thjeshtë. Ngrihet pretendimi se sot ka më shumë vrasje. Nuk do marr shumë kohë me të dhëna numerike. Por kjo nuk do të thotë se mund të baltoset kaq shpejt puna e policisë së shtetit. Nga 2013 deri sot ka rënie progresive të numrit të vrasjeve, duke shënuar rekord të minimumit historik. Në 2024 , 41 vrasje në vit dhe në 2023 35 vrasje ne vit rekordi i të gjithë kohërave.“-është shprehur Hoxha.
“Një vajzë nga Gjirokastra i dha fund jetës se nuk ushqehej mirë, se nuk kishte një fustan të mirë si shoqet, u var se bullizohej. E vrau kreu i organizatës, e vrau Edi Rama se e la të varfër, të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësinë të ishte si shoqet e veta. Jeni të pashpirt. Sot duhet të kishte dhënë dorëheqje kryeministri dhe gjithë qeveria e tij. Var veten se shetit, psikologia e shkollës nuk iu gjend. Realiteti ka treguar se rreziku më i madh nuk buron vetëm nga organizata kriminale , por nga ai që i drejton. Vrasësi i vërtet jo vetëm dora që qëllon por edhe ai që i jep pushtet mafias. Para dy ditësh Rama përplasi tavolinën me grusht duke përdorur një fjalor banal. Sepse ate ditë mori vesh se këshilluesit i Trump erdhi në Shqipëri për të drejtuar fushatën e Berishës. Ministër, ju nuk bëtë asgjë as për Martin Canin, as për 17-vjeccaren që vrau veten në Gjirokatër. Nuk keni forcë të kontrolloni rendin, jeni figurë e vendosur aty që kryeministri të kontrollojë gjithçka.”-ishte kjo deklarata e Dogjanit./Radar.al


