Edi Rama: Unë përshembull jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj. Janë intimiduar njerëz, i kam takuar unë, kam folur unë me ta. Dhe pse? Pa asnjë lidhje me Erionin.
Për shkak se janë njerëz në botën e artit e kulturës e dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike, një artist se e kanë marrë.
E kam kërkuar nuk e kisha takuar asnjëherë e njoh kush është është personalitet, nuk kishte telefon ia kishin marrë telefonin e s’ja kishin kthyer më. Ku jemi këtu ne? E kam marrë me telefonin e gruas.
Kam dëgjuar nga ana tjetër e telefonit një grua që vetëm qante e më pas që jam takuar me personin. Mua personalisht më ka ardhur turp kur kam menduar që sot unë jam kryeministër dhe ndihem i pafuqishëm karshi një rasti e personi që më ka kujtuar veten time.


