Klotilda Bushka: Sa i përket përmendjes së lidhjes sime apo bashkëshortit tim në një projekt është e vërtetë bashkëshorti im ka një biznes në formën e personit fizik që ofron shërbime të teknologjisë së informacionit që prej vitit 2006. i ka faturuar një OJF byla për shërbime hostimi faqe interneti me një kosto 60 euro në muaj. Faturimi total për një periudhë disa vjeçare arrin në 112 mijë lekë me faturë fiskale të paguar në bankë për shërbime të kryera realisht të dokumentuara realisht. 112 mijë lekë. kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im? Si balancohet kjo me koston e krijuar mbi emrin, nderin dinjitetin e reputacionin tim profesional të ndërtuar në një jetë të tërë.
Po mbi familjarët e mi, prindërit e moshuar që sot dëgjojnë se vajza është nën hetim? Si tja shpjegoj unë këtë vajzës sime 13 vjecare, djalit tim 17 vjecar, shokëve të tyre, si tja shpjegoj që mamaja e shokut e shoqes është e pafajshme deri sa të provohet e kundërta?


