Qeveria italiane po shqyrton një plan për të transformuar dy qendrat të drejtuara nga italianët në Shqipëri në qendra riatdhesimi (CPR) për t’i mbajtur ato funksionale.
Kjo pasi zbatimi i një protokolli midis Romës dhe Tiranës për përpunimin e shpejtë të azilkërkuesve në objekte, u pengua nga gjykatat italiane, raporton Ansa.
Dy qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit janë aktualisht bosh pasi gjykatat italiane nuk arritën të vërtetonin ndalimin e ligjshëm të tre grupeve të para të emigrantëve të dërguar atje në tetor, nëntor dhe janar.
Plani, sipas mediave italiane, thuhet se u diskutua në një takim të premten e kaluar të mbajtur nga kryeministrja Giorgia Meloni me Ministrin e Brendshëm https://radar.al/Matteo Piantedosi dhe nënsekretarin e kabinetit.
Sipas projektit të ri të raportuar, qendrat e ndërtuara për të pritur emigrantët e shpëtuar nga anijet e marinës italiane në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe përpara procedurave të përshpejtuara kufitare, mund të shndërrohen në qendra që strehojnë emigrantë të parregullt që ndodhen tashmë në Itali dhe ndaj të cilëve është lëshuar një dekret dëbimi.
Sipas të përditshmes rome, Il Messaggero, kabineti po ashtu raportohet se po konsideron të monitorojë migrantët që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare me byzylykë elektronikë, në vend që t’i ndalojë në objekte specifike.
Corriere della Sera shkruan se ka një plan të ri të qeverisë italiane, i cili diskutohet të vijë edhe me koston e një zgjidhjeje ekstreme siç do të ishte heqja e juridiksionit të Romës mbi strukturat në fjalë, në bazë të traktatit të nënshkruar me Tiranën.
Ky është objektivi i qeverisë e cila ka vendosur të modifikojë marrëveshjen me Shqipërinë dhe mund ta bëjë këtë edhe me dekret, nënvizohet në shkrim. Pas tre refuzimeve radhazi nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, për të lënë në Shqipëri emigrantët e refuzuar, po mendohet përjashtimi i kompetencës së magjistratëve italianë për menaxhimin e refugjatëve që do të riatdhesohen.


