Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “U fikën kur njëri nga anëtarët e grupit na braktisi…”, politikania shqiptare ndan historinë e rrallë për publikun

    February 9, 2025

    Është politikane, shkrimtare, poete por sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” Flutura Açka i ka lënë të gjitha këto profesione për të shfaqur mikeshën brenda saj. Njeriu që ajo ka zgjedhur të surprizojë në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është po ashtu një personazh publik, por për të është mikja e më shumë se 25 viteve.

    Flutura Açka e njeh Rezarta Reçin në të gjitha dimensionet e saj: si një gazetare që vesh me njerëzi të ftuarit, si një profesioniste që ka kontribuar në kujtesën kulturore dhe si një mike, një prani që mendon gjithnjë për të kur ajo harron të kujtohet për veten.

    Shkrimtarja ndalet edhe te një episod nga udhëtimet e “grupit turistik” siç e quan ajo që përbëhej nga Flutura, djali i saj dhe Rezarta. Tani janë të dyja dhe udhëtimet nuk janë më njësoj pa të tretin. Përtej dhimbjes e sfidës së saj, Rezarta nuk ankohet e për Fluturën, ky është virtyt i rrallë.

    Flutura Açka: Sot kam ftuar një mikeshë. E kam fjalën për gazetaren Rezarta Reçi. Është një vajzë që e njeh edhe publiku, që e njeh ekrani, por edhe e ka dashuruar ekrani. Jo kushdo që hyn tek ekrani është një fytyrë gjithmonë e dashur. Rezarta gjithmonë e ka rrethuar personazhin të cilin ka ftuar, personazhin të cilit i ka kushtuar minutat, e ka rrethuar me një gjë shumë njerëzore. Për këtë gjë njerëzore kam dashur t’i them ‘faleminderit’, por edhe për miqësinë e gjatë mbi 25-vjeçare me të, por një miqësi e zakonshme, por një miqësi që nuk ka atë përditshmërinë e telefonatave, ndonjëherë edhe të bezdisura, të cilat i mbush me “ç’kemi, si kalove”, por një gjë që është në kufijtë e një qiriu që digjet për ty. Do të thotë, në çdo moment që t’i biesh telefonit, nëse është aty për ty, qoftë edhe një prani, ti e di që ka një prani në kufijtë e kozmikes duke menduar mirë gjithmonë për ty. Këtë vit bëhen 20 vite nga programi i saj më i rëndësishëm “Arratia e peshkut të kuq” ku ajo mori personazhe dhe ajo që më gëzon është fakti  që në kujtesën e televizioneve shqiptare, s’ka rëndësi cili televizion, është kujtesa jonë, kujtesa jonë kulturore.

    Ardit Gjebrea: Kjo është e vërtetë.

    Flutura Açka: Janë personazhe të cilët tani nuk janë, nuk ekzistojnë, kanë ikur por ata janë në memorien tonë.

    Ardit Gjebrea: Çfarë natyre ka Rezarta, ajo vetë, si njeri?

    Flutura Açka: Rezarta prandaj është ndër modelet e mia njerëzore, si mikeshë.

    Ardit Gjebrea: Vërtet? Më fal Flutura, është shumë e rëndësishme të dëgjosh, të dalë prej teje që është një nga modelet e mia njerëzore sepse ju vetë jeni model për të tjerët, më beso për këtë.

    Flutura Açka: Nuk e di, por para Rezartës unë prapë kam një lloj përkorje shumë të madhe dhe jam shumë modeste në këtë pikë sepse ndoshta edhe prej ngarkesës, ndoshta edhe natyra, duhet ta pranoj  që nuk e kam këtë pjesë kujdesi, quaje përkujdesje njerëzore. Rezarta nuk harron në fillimjavë të thotë “javë e mbarë”, nuk harron ditëlindje, unë harroj ditëlindjet e mia, Rezarta nuk harron. Ne kemi pasur bashkë me Rezartën, e quanim grupi turistik bashkë me tim bir, të tre dhe kemi bërë udhëtime shumë të bukura. Kur njëri nga anëtarët e grupit turistik na braktisi, iku na la vetëm, edhe në njëfarë mënyre udhëtimet tona të bukura sikur u fikën. Bëmë një udhtim të fundit në Bruksel, në Bruzh, sidomos në Bruzh kemi pasur emocione të forta dhe e kuptuam që nuk e përballonim dot më mungesën e anëtarit të tretë  të grupit tonë turistik. E keni parasysh, Rezarta e ka bërë edhe publike vetë, vitet e fundit është në një proces të vështirë për shkak të një sëmundjeje të vështirë dhe një nga gjërat që kam dashur t’i them që edhe ky modeli yt njerëzor në këto ditë të vështira tuat, ka dhënë, ka emetuar emocion te të tjerët, ka dhënë atë mesazhin e thjeshtë që sigurisht kjo është një barrë personale por duhet ndarë me të tjerët deri në kufijtë e mosbarrësimit të tjetrit. Kurrë nuk ankohet. Ku të gjejmë njerëz që nuk ankohen dhe na dëgjojnë ne kur ankohemi?/

    Flutura Açka Ka nje mesazh per ty Rezarta Reçi tv klan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.