KORÇË– Pasditen e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Floq të Korçës, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.
Bëhet me dije se viktima punonte pranë gurores në këtë zonë, por gjatë punës është aksidentuar dhe ka humbur jetën.
Ende s’dihen rrethanat e ngjarjes por policia po kryen veprimet për zbardhjen e vdekjes së tij dhe po merren në pyetje edhe administratorët e gurores./Radar.al


