Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Deputetët gjermanë: Vuçiç duhet të dëgjojë protestuesit!

    February 7, 2025
    Deputetët gjermanë: Vuçiç duhet të dëgjojë protestuesit!

    SERBI-Përfaqësuesit e partive parlamentare gjermane mbështesin protestat në Serbi dhe paralajmërojnë se një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të respektojë të drejtën për të protestuar.

    Partitë parlamentare gjermane janë aktualisht të zëna shumë me fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 23 shkurt. Por grupet parlamentare në Bundestaggjetën kohë të flasin për DW për protestat disamujore në Serbi, të cilat, sipas shumëkujt, mund të ndryshojnë përditshmërinë politike në këtë vendkandidatpër anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Më shumë Bashkim Evropian, më pak Kinë

    Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Komisionin e politikës së jashtme të Bundestagut, Jürgen Hardt, në një deklaratë për DW, tha se aksidenti në Novi Sad dhe protestat që pasuan janë një shenjë e qartë se Serbia duhet të ndryshojë diçka në orientimin e saj të politikës së jashtme. “Serbia u mbështet shumë në paratë dhe njohuritë kineze në të kaluarën, dhe kjo tani është duke u shlyer.” Rënia e një pjese të kulmit në stacionin e të trenit në Novi Sad, i cili është pjesë e projektit të Rrugës së Mëndafshit Kinez, bie drejtpërdrejt mbi qeverinë serbe. “Keqmenaxhimi dhe korrupsioni ishin më se të dukshme”, tha përfaqësuesi i partisë që ka gjasa të formojë qeverinë e re në Gjermani.

    Hardt, i cili, si pjesa tjetër e partisë së tij, siç është formuluar në programin zgjedhor, angazhohet për lidhje më të ngushta midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, po u dërgon një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: “Autoritetet serbe duhet të dëgjojnë protestuesit: më pak Kinë, më shumë Bashkim Evropian. E ardhmja e Serbisë është në BE. Kjo duhet të reflektohet edhe në veprimet e kristiandemokratëve “.

    „Populli i Serbisë duhet ta dijë”

    I pyetur për qëndrimin e tij ndaj protestave në Serbi, raportuesi i Partisë së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Boris Mijatoviq, para së gjithash dënoi dhunën ndaj demonstruesve dhe përpjekjet për frikësim. “Informacionet se bandat po rrahin protestuesit deri në shtrimin në spital janë thellësisht shqetësuese. E drejta për tubim dhe liria e shprehjes janë gurëthemelet e çdo shoqërie demokratike. Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka për detyrë t’i garantojë këto liri qytetarëve të saj në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e saj si partnere e Bashkimit Evropian”, kujton Mijatoviq.

    Gjatë mandatit të tij, ai ka vizituar shumë shpesh rajonin dhe ka qenë vëzhgues në zgjedhjet e fundit në Serbi. Duke iu referuar tragjedisë në Novi Sad, Mijatoviq tha se “populli i Serbisë ka të drejtë të dijë se si ndodhi ky aksident tragjik dhe kush është përgjegjës. Partia ime solidarizohet me qytetarët e Serbisë që kërkojnë drejtësi për viktimat dhe gjykimin e atyre që janë përgjegjës”, tha Mijatoviq për DW.

    Sistemi i Vuçiqit në prag të shpërthimit

    Josip Juratoviq, raportuesi shumëvjeçar i grupit parlamentar socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, beson se protestat që po zhvillohen në Serbi prej javësh janë të ndryshme në strukturën dhe organizimin e tyre nga ato të mëparshmet. Për këtë arsye ai thotë se Aleksandar Vuçiqii ka ditët e numëruara në qeverisje. “Ajo që kam thënë gjatë gjithë kohës po ndodh pikërisht tani – regjimi i Vuçiqit do të shpërthejë. Ai po lufton kundër grenjzve të tërbuar dhe nuk mund ta fitojë më këtë betejë”, parashikon Juratoviq, i cili deri më tani nuk i ka kursyer kritikat ndaj autoriteteve në Beograd në deklaratat e tij.

    Asgjë nuk e ndihmon më, as aleatët e jashtëm dhe as të brendshëm, as aktrimi i tij i famshëm publik”, tha Juratoviq në një deklaratë për DW. Për Juratoviqin, i cili pas dekadash të kaluara në bankat e Bundestagut, nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme në fund të shkurtit, lëvizja në Beograd është e veçantë në një mënyrë tjetër. “Ndërsa e gjithë bota po dorëzohet para autokratëve, studentët në Ballkan kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe autokratin e tyre. Vuçiq nuk mund ta fitojë këtë betejë”, thotë politikani socialdemokrat i cili shpreson se vendet e Ballkanit Perëndimor “më në fund do të shpëtojnë nga mafia politike”.

    Bisedat Beyer-Mali
    Peter Beyer, një raportues prej kohësh për grupin parlamentar të CDU/CSU për Ballkanin Perëndimor dhe një njohës i mirë i situatës në rajon, është pak më pak specifik se kolegu i tij partiak Hardt. “Ne po e monitorojmë situatën nga afër. Sigurisht që temat që dominojnë fushatën elektorale në Gjermani i shtyjnë në plan të dytë tema të tjera, por do të ishim shumë naivë të mos ndiqnim se çfarë po ndodh në lagjen tonë.” Ai shpjegon: “Dje në Berlin, në margjinat e konventës së partisë CDU, fola me ministrin serb të Financave Sinisha Mali, ndër të tjera, për protestat dhe e pyeta se si është situata në vend dhe çfarë do të bëjmë më pas”, tha Beyer.

    Ai theksoi se stabiliteti dhe demokracia në Serbi janë gjithashtu të rëndësishme për Gjermaninë dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore demokratike. “Unë u kujtova gjithashtu njerëzve se ata duhet të kenë mundësinë e fjalës. Sigurisht që kjo përjashton çdo lloj dhune. Kam bërë thirrje për një përpjekje për të gjetur përgjigje së bashku me njerëzit se si të forcohet demokracia në vend dhe të arrihet stabiliteti,” tha Beyer për DW./DW

    Deputetët gjermanë Protestuesit vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.