Sot, shumica e njerëzve nisin e thinjen që 30-vjeç. Me një zbulim të ri nga shkencëtarët në Japoni, mund të hiqni dorë nga lyerja çdo muaj e flokëve.
Sekreti ndodhet tek një antioksidant i quajtur luteolin, që gjendet tek perimet si brokoli, karota, qepa e speci.
Studiuesit e Universitetit Nagoya konfirmojnë se ky antioksidant ndalon procesin e daljes së thinjave. “Rezultati mund të jetë befasues”, ka deklaruar profesori Masashi Kato.
Pas eksperimenteve të kryera te minjtë, më e habitshmja ishte se ky antioksidant nuk ndikonte aspak në rritjen apo rënien e qimeve, por vetëm te pigmenti i tyre. Kështu që nëse doni të shpëtoni nga fijet gri, mos iu ndani sallatës!
Përpos zhdukjes së thinjave, shkencëtarët kanë shpresë se luteolini ka efekte të tjera kundër plakjes.


