SHBA-Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani, ka ndarë në faqen e tij zyrtare në Instagram disa pamje të Parashqevi Simakut.
Në këto foto të fundit Parashqevia duket me një ndryshim të madh krahasuar me ato pamje që qarkulluan në rrjet disa kohë kohë më parë, ku ishte e pastrehë dhe jetonte në rrugë.

Krahas fotove ku artistja duket me make-up, dhe e kuruar, Ilirjani shkuan “Ia dolëm” dhe “dashuria shëron” duke iu referuar mesa duket këtu edhe gjendjes së Simakut, e cila po trajtohej pas një krize që pësoi ndërsa ishte nën kujdesin e tij.
Ndër të tjera ka njoftuar se nesër do të postohet edhe një video mesazh i Parashqevi Simakut./Radar.al








