Ka një shifër zyrtare. Janë rreth 6000 njerëz që janë larguar nga ishulli i Santorinit në 48 orët e fundit pasi ishulli grek dhe Amorgos aty pranë u goditën nga më shumë se 200 tërmete.
Siç tha një burim nga roja bregdetare greke për AFP, që nga e diela 4640 njerëz janë larguar nga ishulli vullkanik me katër tragete që nga e diela. Dy tragete të tjerë do të nisen sot nga Santorini për në portin e Pireut , më i madhi i Greqisë pranë Athinës.
Shkollat në ishujt grekë Santorini, Anafi, Ios dhe Amorgos në arkipelagun e Cyclades do të qëndrojnë të mbyllura si masë paraprake deri këtë të premte për shkak të aktivitetit intensiv sizmik në zonën detare përreth.
Alarmi është dhënë edhe në Turqi.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për përgatitje për emergjenca të mundshme në Stamboll dhe provinca të tjera perëndimore për shkak të rritjes së numrit të tërmeteve në detin Egje.
“Lëkundjet që kanë ndodhur ditët e fundit në anën greke të detit Egje na kujtojnë edhe një herë vlerën e punës sonë dhe se gatishmëria ndaj tërmeteve është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Autoritetet lokale duhet t’i kushtojnë kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe të përgatisin qytetet që ata qeverisin për tërmetet përmes projekteve të transformimit urban në vend që të ndjekin përfitime politike”, tha Erdogan në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit./Përgatiti Radar.al


