Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Çiflig, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Sipas burimeve, mësohet se viktima jetonte me familjen e tij, e cila lajmëroi menjëherë policinë sapo e gjeti pa shenja jete.
Deri më tani behet me dije se trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për një ekspertizë mjeko-ligjore.
Sakaq, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga arresti kardiak, por rezultatet e ekspertizës janë ato që do të saktësojnë shkaqet e vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


