Para pak çastesh siç dhe ju raportuam një 54-vjeçar i shpallur i humbur prej disa ditësh nga familja u gjet i pajetë në rezervuarin e Kamenicës në Korçë.
Detaje të reja prekëse kanë dalë në pah pasi në momentin e zbulimit të trupit të pajetë nga polumbarët, raportohet se i ati qenë duke treguar për mediat se prej kohësh djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, për shkak të të cilave ai e ka dërguar disa herë në spital me urgjencë.
Në këto momente ai është thirrur nga autoritetet që po kërkonin trupin e të birit dhe është larguar në drejtim të rezervuarit ku u gjet djali i tij i pajetë.


