Kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha janë bërë ‘bashkë’ në një moment gjatë ceremonisë së lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Kishën Ngjallja e Krishtit.
Zbulohen FJALËT e fundit që Janullatos i tha në spital kryeministrit grek për shqiptarët
Në këtë foto, Rama e Berisha janë ulur në karrige, para momentit se të bashkohej edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po ashtu merr pjesë në meshë.
Kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë, që dy kundërshtarët politikë të 20 viteve të fundit, janë në krah të njëri- tjetrit.

Ndërkohë që zyra e shtypit e PD në fotot e shpërndara për mediat e ka “prerë” Ramën dhe ka kapur vetëm Berishën pranë kryeministrit grek.
FOTO/ Hera e parë që Berisha dhe Rama qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, i bashkon Janullatos






