TIRANË– Modelja dhe ish-banorja e BBV2, Jori Delli, ka folur në një intervistë për lidhjen e saj të dashurisë me Fred de Palmën, reperin e njohur e shumë të dashur italian.
Gjatë intgervistës me Beniada Nishanin në RTSH, Jori ka zbuluar se çifti njiheshin prej vitesh, pasi ajo kishte marrë pjesë në një videoklip të tij.
“Jemi parë pas shumë vitesh rastësisht, unë isha jo e lidhur edhe ai ishte beqar. Jemi takuar dy-tre herë rastësisht dhe pastaj kemi filluar të flasim. Ka lindur një gjë avash-avash, por ka qenë shumë e bukur.”- ka treguar Jori.
Gjithashtu Jori ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar që lidhje me reperin do të zgjaste shumë.
“Nuk e prisja, sepse mendoja që marrëdhënia jonë do zgjaste një muaj ose dy.”-tha Jori./Radar.al


