Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Robbie Williams emocionon fansat, ngjitet në skenë me vajzën 13-vjeçare gjatë koncertit në Luksemburg

    Arrestohet efektivi i Policisë në Dibër, dyshohet se neglizhoi hetimin për largimin e një personi në ekstradim

    FIFA nxjerr në shitje bileta të reja për finalen e Botërorit, çmimet arrijnë deri në 33 mijë dollarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare, kërkesë e lartë nga investitorët

    January 29, 2025
    Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare, kërkesë e lartë nga investitorët

    TIRANË- Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare. Ankandi tërhoqi interes mjaft të lartë të investitorëve. Nga 1.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.26 miliardë lekëve. Falë kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, për një vlerë totale prej 1.72 miliardë lekësh.

    Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave. Në muajin mars, Ministria e Financave ka parashikuar edhe një rihapje e ankandit të obligacioneve 20-vjeçare, për një vlerë prej 1 miliard lekësh.

    Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit është në parim një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit. Në vitet e fundit, treguesit e borxhit publik janë përmirësuar, falë ecurisë së mirë të ekonomisë pas pandemisë, forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor dhe një politike fiskale më konservatore, me deficite buxhetore më të ulëta.

    Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie të shpejtë gjatë viteve në vazhdim dhe në fund të vitit 2023 zbriti në 57.5% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2024 borxhi publik ishte sa 55.45% e PBB-së. Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit.

    Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit. Në fundin e muajit shtator 2024, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 928 ditë, nga rreth 630 ditë që kishte qenë një dekadë më parë.

    Nga ana tjetër, kërkesa mjaft e lartë në ankand tregon se investitorët janë të interesuar për alternativa më afatgjata investimi dhe për të rritur kthimin e portofoleve të tyre.

    Këto instrumente janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, obligacionet 20 vjeçare krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në protofole dhe për të rritur kthimet për anëtarët.

    Për herë të parë vitin e kaluar, tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare në lekë tërhoqi edhe investitorë institucionalë nga jashtë vendit. Nga ana tjetër, shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim më afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë./Monitor

    investitorët obligacionet 20-vjeçare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Robbie Williams emocionon fansat, ngjitet në skenë me vajzën 13-vjeçare gjatë koncertit në Luksemburg

    July 10, 2026

    Arrestohet efektivi i Policisë në Dibër, dyshohet se neglizhoi hetimin për largimin e një personi në ekstradim

    July 10, 2026

    FIFA nxjerr në shitje bileta të reja për finalen e Botërorit, çmimet arrijnë deri në 33 mijë dollarë

    July 10, 2026

    Rënia e kriptomonedhave godet projektin e familjes Trump, investitorët humbin qindra miliona dollarë

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.