TIRANË– Kjo e mërkurë shënon edhe ditën e dytë për mbajtjen e homazheve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për Kryepeshkopin Anastas, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës.
Pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë, delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros si dhe përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.
Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërriti në tokën shqiptare dje, ndërsa mbërriti në Tiranë përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, rreth orës 15:50.
Ndërkohë, ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohet ditën e enjte, 30 janar, prej orës 11:00.
E lënë amanet prej vet atij, Kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”./Radar.al
Dalin FOTOT/ Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i kryepeshkopit. Qindra besimtarë e presin me lule


