Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mendimin dhe ndjesitë që ai përjeton kur në rrjet e sheh veten objekt të memeve dhe karikaturave.
Ndërsa lidhur me kravatën, tha se “është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur”.
Jeni prezent në rrjetet sociale. A ka pasur një meme, një produkt që ju ka mbet në mendje?
Mua më çudisin të gjithë politikanët që nxehen dhe që reagojnë madje ndonjëherë në mënyrë disporpocionale ndaj karikaturave, memeve e vënies në lojë. Unë nuk shoh TV në kohë reale, përveç sportit. Më pëlqen që kohën që kam për ekranin, të shoh filma. Por kur më thonë: ça të bënë te Portokallia, unë kënaqem. Të jesh në një karikaturë, në një meme, apo show satirik, dhe të mos jesh – duhet të zgjedhësh, të jesh. Sepse kur je, je, kur s’je, s’je. Në këtë punë duhet të jesh.
Si rregull, në Shqipëri nëse nuk të shajnë, duhet të shqetësohesh, se mbase nuk ke bërë asgjë. Kur të shajnë duhet të mos nisesh me idenë se këta që po më shajnë se nuk po e bëj mirë punën.
A ka një arsye pas stilit të vecantë të veshjes suaj të çorapeve apo kollareve?
Kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Kjo do një podkast më vete. Më kujtohet kur u zgjodha kryetar i PS; Pandeli Majko u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PS dhe ishte të themi nga grupi kundërshtar që mbështeste Meidanin në parti se ne kishim Arta Daden. Pozicionet e rëndësishme u fituan nga të dy grupimet. Shkova te Pandi dhe i thashë: Tani s’kemi ç’bëjmë, do punojmë bashkë. Dhe ai ma ktheu: Para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu. Dhe çorapet e kuqe i kam por i vesh më rrallë.


