Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur para pak çastesh në qytetin e Shkodrës.
Burime për radar.al bëjnë me dije se një automjet tip “Audi” ka përplasur rëndë një motomjet.
Siç mund ta shikoni dhe nga pamjet e siguruara, vërehet qartazi që motomjeti ka marrë goxha dëme. Deri më tani nuk ka patur një reagim nga ana e policisë.
Për rrjedhojë nuk dihet nëse ka patur të lënduar.



