Lajmi se mijëra shishe me Coca Cola, Fanta dhe Sprite po tërhiqen nga tregjet në disa shtete evropiane me kërkesë të prodhuesve në Belgjikë ka shkaktuar alarm, shkruan Radar.al.
Mbi këtë raportim në shumë media të huaja, ka reaguar edhe deputeti i PS, Erion Braçe.
Në një postim në rrjetet sociale Braçe shkruan: “Nivel klori i lartë. Tërhiqen nga tregu Coca Cola, Fanta, Sprite, Fuze Tea etj kanaçe.
Po tek ne? Apo ne me imunitet?”

Filiali evropian i Coca Cola në Belgjikë ka njoftuar një tërheqje masive të produkteve në Evropë për shkak të përmbajtjes së tepërt të lartë me klor, shkruan Radar.al.
Tërheqja ka të bëjë me kanaçe të riciklueshme dhe shishe qelqi të Coca-Cola, Sprite, Fanta, Fuze Tea, Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico, në Belgjikë, Holandë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Luksemburg, në qarkullim që nga nëntori./Radar.al


