Planetët janë rreshtuar në qiell duke shumëfishuar energjinë dhe parashikimi i kësaj jave sjell lajme të mira. Hëna e re në Ujor është një tjetër nga ngjarjet kryesore të javës që përkon edhe me Vitin e Ri kinez në datën 29. Meri Shehu parashikon se java e fundit e janari do të ketë disa realizime, përfitime financiare, por për secilën shenjë ka diçka ku duhet të mbajnë sytë hapur.
Astrologia bëri edhe një parashikim të shkurtër për Vitin e Ri kinez që do të sjellë pasuri e realizim shpirtëror, por karakterizohet nga dinakëria e fshehtësia.
Meri Shehu: Java është e këndshme, por sa u përket zjarreve kemi parashikuar që është Marsi i kundërt në Gaforre dhe kemi thënë që probleme me çështje familjare, delikate që përkthehen, Marsi, planeti energjitik që e kthen mbrapsht dhe sidomos në çështje familjare, kështu që përderisa të jetë Marsi i kundërt edhe gjatë shkurtit, duhet të kenë kujdes. Në qiell, planetët janë rreshtuar të gjithë në një anë dhe ky është një fenomen i bukur.
Ndikim social te njerëzit se janë rreshtuar të gjithë planetët e mëdhenj Saturni, Neptuni, Jupiteri pak më poshtë, Marsi, Dielli, Plutoni, Afërdita pra i kemi të gjithë në një anë të qiellit kështu që shpresojmë që gjithë kjo energji që është ndier në një anë të sjellë disa ndikime të fuqishme, por varet se ku ndikon.
Kjo javë është edhe java e Vitit të Ri kinez, data 29 që futet shenja e Gjarprit me elementin e drurit që ka dy aspekte shumë të mëdha. Është si një korrje e mirë e atyre që kemi mbjellë këto vite dhe një pasurim shpirtëror, por ka edhe anën tjetër, dinakërinë dhe fshehtësinë, megjithatë të dyja kto do të shohim çfarë produktiviteti do të japin.


