Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    E mbani mend vajzën e Ardit Gjebreas? Anna vjen me një surprizë për ne: Tani do të jem Brea

    January 27, 2025
    E mbani mend vajzën e Ardit Gjebreas? Anna vjen me një surprizë për ne: Tani do të jem Brea

    Para katër vitesh Anna Gjebrea, vajza e moderatorit të njohur nisi rrugëtimin e saj në muzikë.

    Së fundmi në një intervistë për Rudina Magjistarin ajo na solli mini-albumin e saj të parë, i titulluar “I don’t wanna wait”.

    Ajo na zbuloi se edhe emrin artistik që e ka kthyer në Brea duke u bazuar te katër shkronjat e fundit të mbiemrit.

    Pasi na zbuloi marrëdhënien e saj të ngushtë me botën e muzikës Anna na rrëfen edhe për raportin me babain, Ardit Gjebrean.

    Me nota humori Brea na kujton herën e fundit që ishte në studion e “Rudinës”, ndërsa tani ka një sfidë për të atin.

    Anna Gjebrea (Brea): Herën e kaluar që kam qenë këtu kam thënë që nuk e doja babin në xhirime, por që kësaj radhe në fakt kam përshtypjen që e dëgjoi atë që thashë unë këtu dhe ua ka lënë profesionistëve në dorë që të merreshin me videoklipin dhe ka qenë vetëm një shtysë e mirë për  mua, por në fakt e kam një sfidë të hapur me babin, pasi sa herë shkoj në shtëpi, unë kam filluar kompozoj edhe vetë në piano…

    Rudina Magjistari: Vërtet?

    Anna Gjebrea (Brea): Po, është diçka që e shijoj pafund pasi kush nuk do të donte që të bënte këngët e veta. E marr babin, jam në shtëpi, kam bërë një këngë të re, babi kur do të vish nga puna? Ora 8 e darkës, “ja zemra e babit se do të vij për pak”. Ora 11, vjen babi në shtëpi, hap laptopin dhe fillon punën. O babi, po kënga? “Po prit se do të merrem me ‘Këngën Magjike’”. Më shumë u kushton rëndësi këngëtarëve të “Këngës  Magjike” sesa këngëtares që ka në shtëpi.

    Teksa në ekran shfaqen edhe disa foto familjare, Anna tregon se cilat janë karakteristikat më të ngjashme me prindërit e saj.

    Nga Ardit Gjebrea, ajo u shpreh se ka marrë “padyshim talentin për muzikën” ndërsa nga mami Anila “zgjuarsinë dhe vullnetin”./tvklan.al

     

    Anna Tani do të jem Brea vajzën e Ardit Gjebreas
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.