Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    8 shqiptarë të arrestuar në Spanjë

    July 11, 2024
    8 shqiptarë të arrestuar në Spanjë

    Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle kapën në flagrancë një organizatë kriminale me origjinë shqiptare e dedikuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës në provincën e Valencias.

    U arrestuan 8 persona si autorë të dyshuar të krimeve të përbëra në një organizatë kriminale: trafikut të drogës, mashtrimit me energjinë elektrike, trafikimi i qenieve njerëzore dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve.

    Nga agjentët e policisë janë kontrolluar 8 shtëpi në zona të ndryshme të provincës së Valencias veçanërisht në Valencia, Ontinyent, Alaquàs, Utiel, Turís, Alfafar dhe Chiva.

    Nga hetimet e kryera :

    -U çmontuan katër plantacione marijuanë duke sekuestruar 2024 bimë në faza të ndryshme të lulëzimit me një peshë totale 300 kilogramë,

    -40 kilogramë marijuanë e thatë e gatshme për shpërndarje dhe konsum,

    si dhe material i bollshëm për kultivimin dhe përgatitjen e lëndës për shpërndarje dhe shitje.

    Hetimet e kryera nga Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar (UDYCO) të Valencias, ku ka bashkëpunuar edhe Policia Vendore e Turís (Valencia), nisën në fund të vitit 2023, pas identifikimit dhe lokalizimit të një grupi kriminal me origjinë shqiptare.

    Vila luksoze

    Të dyshuarit i kanë ngritur plantacionet në vila, shumë prej tyre luksoze, të vendosura në zona banimi për të mos ngjallur dyshime dhe i kanë lidhur në mënyrë të paligjshme me energjinë elektrike për të përfituar maksimalisht nga aktiviteti i tyre kriminal. Ata sollën edhe shtetas të huaj në Spanjë shprehimisht për t’iu përkushtuar kultivimit të plantacioneve, duke i siguruar ushqim dhe nevoja elementare për t’i penguar ata të largohen nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu u morën dokumentet e identifikimit si mjet kontrolli për të parandaluar arratisjen dhe denoncimin e tyre.

    Agjentët zbuluan se anëtarët e organizatës madje reklamonin oferta tërheqëse pune, të cilat ishin false, me të cilat ata arritën të rekrutonin të paktën një shtetas me origjinë greke, i cili pasi u transferua në Spanjë, zbuloi se puna e vërtetë konsistonte në kujdesin e të korrave të marijuanës 24 orë në ditë, duke mos e lejuar të dalë nga godina ku flinte dhe punonte.

    Policia më në fund kontrolloi tetë shtëpi në Valencia, Ontinyent, Alaquàs, Utiel, Turís, Alfafar dhe Chiva, ku çmontoi katër plantacione marijuanë dhe sekuestroi 2024 bimë me një peshë totale prej 300 kilogramësh, 40 kilogramë marijuanë e tharë e gatshme për shpërndarje dhe konsum dhe material i bollshëm për kultivimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike. Droga ishte e destinuar për vendet e Evropës Lindore.

    Operacioni policor kulmoi edhe me arrestimin e 8 anëtarëve të organizatës si autorë të dyshuar të krimeve të përkatësisë në një organizatë kriminale, trafikut të drogës, mashtrimit me energjinë elektrike, trafikimit të qenieve njerëzore dhe shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

    Njëri prej tyre kishte edhe vendim gjykate për burgim. Të gjithë tani janë sjellë para gjykatës.

     

     

    arrestime shqiptare spanjë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.