Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    700 familje shqiptare në listën e dëbimit nga Britania e Madhe

    November 18, 2025

    Sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, ka publikuar një dokument me 33 faqe, me ndryshime të forta në politikat e azilit, me synim uljen e kërkesave për azil dhe frenimin e kalimeve me gomone përmes Kanalit. Dokumenti i titulluar “Rivendosja e Rendit dhe Kontrollit” parashikon një sërë masash që prekin drejtpërdrejt edhe familjet shqiptare atje.

    Sipas dokumentit, ata që marrin status refugjati në Britani nuk do të gëzojnë më 5 vite leje qëndrimi, por një periudhë shumë më të shkurtër, vetëm 30 muaj, pas të cilëve statusi do të rishikohet. Ekspertët e ligjit të emigracionit e kritikojnë këtë si politikë ndëshkuese edhe ndaj atyre që e fitojnë ligjërisht statusin e azilit.

    Një nga pikat më të rëndësishme është masa që prek drejtpërdrejt shqiptarët.

    Rreth 700 familje shqiptare të cilave u është refuzuar azili dhe kanë refuzuar të largohen nga Britania, janë vendosur në shënjestër të dëbimit të detyruar. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Mahmood në Parlament, të hënën, 17 nëntor.

    “Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi ajo.

    Qeveria deklaron se do t’u ofrojë familjeve mbështetje financiare për t’u kthyer vullnetarisht, në rast se refuzojnë përsëri do të kalohet në largim të detyruar me ndërprerje të pagesave dhe përfitimeve sociale.

    Analistët vërejnë ngjashmëri me politikat e ashpra të administratës Trump në SHBA, ku edhe familjet me fëmijë janë deportuar. Aktualisht, qindra familje jetojnë ende në strehim shtetëror dhe marrin pagesa prej 49 £ në javë për person. Kjo praktikë pritet të marrë fund.

    Qeveria synon të heqë detyrimin ligjor për t’u dhënë ndihma atyre që do të mbetet të pastrehë ose pa të ardhura për t’u ushqyer.
    Ndihma financiare nuk do të jepet si detyrim, por në bazë të vlerësimeve, duke përjashtuar:

    ata që kanë të drejtë të punojnë

    ata që kanë hyrë fillimisht me viza pune apo studimi

    personat që kanë punuar ilegalisht ose kanë kryer vepra penale

    Britania do të ndryshojë ligjin për të kufizuar përdorimin e nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtën e Familjes, në mënyrë që vetëm familjet e vogla të njihen si të tilla në kërkesat e azilit. Juristët thonë se në praktikë kjo tashmë ndodh rrallë, por qeveria kërkon ta kodifikojë në ligj.

    Artikulli i përshtatur në shqip nga The Guardian

    Britania e Madhe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    April 30, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.