Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përgjatë konferencës së sotme për mediat, një ditë pasi deputeti Ervin Salianji u vetëdorëzua në polici, njoftoi protestën kombëtare.
Berisha tha se synimi është një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
“Do të jetë pa diskutim protestë kombëtare. Së dyti do të jetë aksion kombëtar. Po përcaktohen të gjitha masat të cilat synojnë t’i përgjigjen në shkallë kombëtare aktit brutal të mafies Rama-Xhafaj dhe fillimit të betejës tonë e cila ishte 100% e programuar dhe e planifikuar për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.
Ai theksoi se qëllimi do të arrihet nëpërmjet një sërë masash të mosbindjes civile.
“Mosbindja civile është një univers masash të përshkruara me hollësinë manual të mosbindjes civile. Do përdoren të gjitha ato masa deri në realizimin e qëllimit të plotë: krijimin e qeverisë teknike”, u shpreh Berisha.
LEXO EDHE:
https://radar.al/burgosja-e-salianjit-flet-berisha-nate-e-zeze-per-shqiptaret/


