Një lajm i trishtë ka prekur zemrat e shqiptarëve kur u mësua për vdekjen e papritur të pedagogut pioner të Shkencave të Natyrës, Bashkim Ruseti.
Një figurë e shquar e arsimit shqiptar dhe ndër kontribuesit më të rëndësihëm e matematikës dhe informatikës në vend, profesor Ruseti mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme.
I diplomuar në Matematikë në vitin 1965, Prof. Ruseti dha një kontribut për më shumë se tre dekada në mësimdhënie si dhe në zhvillimin e programeve të studimit.
Ai do të mbahet mend si një ndër pionierët e informatizimit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe ka ushtruar detyrën e pedagogut, që nga viti 1967, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të profesor Bashkimit në moshën 82-vjeçare, ka reaguar dhe Universiteti i Tiranës, ku përmes një postimi në rrjet i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e madhe.
LEXO EDHE:
Këlliçit “i ngel qejfi” me reagimin e ambasadës amerikane për zgjedhjet e 11 majit
Xheneta tenton të rikthehet në krahët e Gjestit? Ky veprim flet shumë (FOTO)


