ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Borgo Virgilio, pranë Mantovas në Lombardi, ku një 56-vjeçar u përpoq të mashtronte autoritetet duke u veshur si nëna e tij e ndjerë, vetëm për të rinovuar dokumentet dhe për të vijuar marrjen e pensionit të saj.
Bazuar në atë që raportojnë mediat italiane, burri me profesion infermier u paraqit në zyrat komunale i veshur si grua, duke u shtirur si nëna e tij 85-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2022.
Mësohet se ai kishte mbajtur trupin e saj në banesë, për të vazhduar përfitimin e pensionit. Zyrtari përgjegjës për rinovimin e kartës së identitetit vuri re se “gruaja” që kishte përpara nuk përputhej me atë që duhej të ishte: Pas dyshimeve, u njoftua policia, e cila bastisi banesën dhe gjeti trupin e 85-vjeçares./Radar.al


