Site icon Informohu siç duhet

41-vjeçari kërcënon fqinjin me armë dhe qëllon në tokë, arrestohet nga policia

E rëndë! Godet të birin me armë gjahu, 47-vjeçari transportohet drejt spitalit

Një ngjarje e rrezikshme u parandalua këtë të hënë në lagjen Dobraç të Shkodrës, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Pas një njoftimi për kanosje me armë zjarri ndaj një shtetasi, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Në pranga ra Sirjan Jahja, 41 vjeç, banues në Dobraç.

Sipas hetimeve paraprake, Jahja dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në tokë për të frikësuar fqinjin e tij, shtetasin A.K., për motive të dobëta.

Policia ka sekuestruar armën dhe ka nisur procedurat penale, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version