Një ngjarje e rrezikshme u parandalua këtë të hënë në lagjen Dobraç të Shkodrës, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.
Pas një njoftimi për kanosje me armë zjarri ndaj një shtetasi, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Në pranga ra Sirjan Jahja, 41 vjeç, banues në Dobraç.
Sipas hetimeve paraprake, Jahja dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në tokë për të frikësuar fqinjin e tij, shtetasin A.K., për motive të dobëta.
Policia ka sekuestruar armën dhe ka nisur procedurat penale, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.


