Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dibranët dhe kuksianët më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve!

    Bizneset kineze në Kosovë, REL: Prani në letra, mungesë në terren

    Duhet përmbysje e madhe ndaj Atletikos, “blaugranat” të bindur: Ne mund të kualifikohemi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    40 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi në seancën e sotme

    July 1, 2025

    KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Më 1 korrik u shënua hera e tretë që deputetët nuk arritën kurrfarë progresi në konstitutimin e Kuvendit që nga shpallja e një aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila më 26 qershor obligoi deputetët që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin – afat që skadon më 26 korrik.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues, dhe kanë argumentuar se kështu është thënë edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

    Të martën, në vend që të propozonin anëtarin për komisionin, PDK-ja dhe LDK-ja kërkuan nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, përfaqësues të këtyre partive nuk u lejuan të flasin më gjatë, pasi Dehari kërkoi nga regjia që t’u ndalet mikrofoni.

    Partia e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këmbëngul se votimi i fshehtë lejohet.Pas aktgjykimit të Kushtetueses, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim krerët e partive politike. Por, edhe pas dy orësh takim, ata nuk arritën një marrëveshje për të dalë nga ngërçi.

    Kurti tha se ka ofruar kompromise, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë thanë se takimi i ftuar nga ai ishte “farsë”, duke shtuar se kreu i partisë fituese të zgjedhjeve po insiston në pozicionet paraprake.

    Për të ofruar një zgjidhje të mundshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 30 qershor tha se në ditët në vijim do të ftojë krerët e partive politike për konsultime lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

    LVV-ja, si parti fituese, e ka të drejtën ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Deri më tani, ky subjekt ka propozuar për këtë post Albulena Haxhiun – që PDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si figurë përçarëse.

    Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Haxhiu ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme. Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët. Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës./REL

    deputetët e Kuvendit të Kosovës kosove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dibranët dhe kuksianët më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve!

    April 13, 2026

    Bizneset kineze në Kosovë, REL: Prani në letra, mungesë në terren

    April 13, 2026

    Duhet përmbysje e madhe ndaj Atletikos, “blaugranat” të bindur: Ne mund të kualifikohemi

    April 13, 2026

    Mozzik-ut i ndodh e papritura, reperit i vënë zjarrin në sallonin e makinave në Zvicër

    April 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, parashikimi i horoskopit 13 Prill 2026

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.