KORÇË– Një shtetase 38-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar lëndë kimike, (klor) Raportohet se ajo tashmë është në një gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Rreth orës 19:00 të datës 10.03.2025, një 38 vjeçare, dyshohet se ka konsumuar një sasi lënde kimike (Klor), në banesën e saj. Aktualisht, ajo është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rezikut për jetën. Grupi i posaçëm hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Radar.al


