BERAT– Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Bwhet me dije se ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu është ka shkuar në spital me plagë.
Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit. 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Radar.al

