Ditën e sotme pasi u mësua se një 31-vjeçar u gjend i pajetë në banesën e tij detaje të reja kanë dalë në pah.
Burimet policore bëjnë me dije se viktima ëshët gjet i varur në tualetin e banesës së tij.
Kujtojmë se i riu në fjalë vuante nga shëndeti mendor dhe para dy muajsh ka tentuar vetëvrasjen.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 5 Pogradec, është gjetur i pajetë në tualetin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi K. D., 31 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.


